Lexo

MMPH përkrahë komunat në rregullimin e shtretërve të lumenjve

Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi për projekte me Komunat e Ferizajt, Malishevës dhe Fushë Kosovës

12.09.2016-Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka nënshkruar sot marrëveshjet për bashkëfinancimin e disa projekteve me komunat e Ferizajt, Malishevës dhe Fushë Kosovës. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në Komunën e Ferizajt, MMPH do të investoj 66,000.00 Euro në Projektin: “Rregullimi i Lumit në Fshatin Terne- Nerodime” sipas marrëveshjes me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa.

Në Komunën e Malishevës, MMPH do të investoj 55,000.00 Euro në Projektin: “Renovimi i Digës së Lumit Mirusha”, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Kryetarin e kësaj Komune z. Ragip Begaj.

Në Komunën e Fushës Kosovës, MMPH do të investoj 150, 000.00 Euro në Projektin: “Ndërtimi dhe Rregullimi i Lumit Sitnica”, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Kryetarin e kësaj Komune z. Burim Berisha.

Në vazhdën e përkrahjes së vazhdueshme të nivelit qendror për Komunat e Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në ditët në vijim, Marrëveshje të tilla për financim të projekteve më rëndësi për mjedisin, do të nënshkruhen edhe me komunat tjera. 

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...