Lexo

Riciklimi i mbeturinave në Kosovë, me interes për investitorët e huaj!

Shala dhe bashkëpunëtorët e tij i njoftuam ata me infrastrukturën ligjore dhe procedurat e nevojshme për aplikim, dhe shprehëm gatishmërinë e MMPH për të ofruar mbështetjen e duhur dhe informacionet e nevojshme për realizimin e këtij investimi.

05.09.2016: Për të diskutuar për këtë çështje, Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala me bashkëpunëtorë, priti sot në takim znj.Victoria Rikede, drejtoresha e kompanisë Suedeze VR Holding AB dhe z.Shkelzim Murtezi, drejtor gjeneral për Evropën Juglindore i “Esc International GmbH”. Investitorët potencial shprehën interesimin e tyre për investime në fushën e mjedisit, me theks të veçantë në në riciklimin e mbeturinave. Shala dhe bashkëpunëtorët e tij i njoftuam ata me infrastrukturën ligjore dhe procedurat e nevojshme për aplikim, dhe shprehën gatishmërinë e MMPH për të ofruar mbështetjen e duhur dhe informacionet e nevojshme për realizimin e këtij investimi. Kosova mirëpret iniciativat e tilla pasi që riciklimi i mbeturinave, përveç që do të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e mjedisit dhe menaxhimit më efikas të mbetjeve, është një sektor i rëndësishëm edhe për zhvillim ekonomik përmes të cilit mundë të prodhohet energjia dhe të rritet numri i vendeve të punës.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...