Lexo

Shala ftohet në Samitin botëror të ujit “Budapest 2016”

Samiti do të mbahet në fund të muajit nëntor të këtij viti, në organizimin të Qeverisë Hungareze dhe Këshillit Botëror të Ujërave.

06.09.2016- Ushtruesi i detyrës së ministrit të MMPH-së, z.Ferat Shala, sot ka pranuar ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Ujit “Budapest 2016”, që mbahet në kryeqytetin e Hungarisë. Me këtë rast ai falënderoj zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z.Bela Bozsik, i cili në emër të presidentit hungarez Janoz Pader, nën patronatin e të cilit do të mbahet samiti i dorëzoi ftesën zyrtare.

Samiti ka për qëllim që uji të jetë burim i bashkëpunimit, paqes dhe zhvillimit për të gjitha vendet e angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe jo burim i konflikteve dhe rreziqeve globale. Për të arritur këtë qëllim, pjesëmarrësit e samitit të ujërave Budapest 2016 pritet të japin zgjidhjet e tyre të propozuara për organet relevante ndërkombëtare duke miratuar "Deklaratën e Budapestit 2016".

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...