Lexo

Shala takon Halitin, nënshkruhet marrëveshja për financimin e projektit për rregullimin dhe pastrimin e Lumit Moravë

Vlera totale e projektit, që do të financohet nga MMPH është 100 mije euro.

09.09.2016- Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala me bashkëpunëtorë, ka vizituar komunën e Vitisë me këtë rastë, në prezencë edhe të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme z.Emanuel Demaj, ka nënshkruar marrëveshje me Kryetarin e Komunës e Vitisë z. Sokol Haliti për financimin e projektit: ”Rregullimi dhe Pastrimi i Lumit Moravë dhe Gelbushi”. Vlera totale e projektit, që do të financohet nga MMPH është 100 mije euro.

U.d Ministri Shala dhe Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti kanë biseduar edhe për projektet e reja të përbashkëta që do të zhvillohen në këtë komunë, si dhe për procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Gjithashtu, U.d Ministri Shala gjatë vizitës në Viti, bashkë me zëvendësministrit të Punëve të Jashtme z.Emanuel Demaj dhe Kryetarin e Vitisë z. Sokol Haliti kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve Gursel dhe Bajram Sylejmani.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...