Lexo

Prezantohet Raporti i Performancës për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit për Vitin 2015

Shala në fjalën e tij paraqiti politikat e ministrisë në sektorin e ujit dhe punën e bërë deri me tani në ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.

14.09.2016- Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka marr pjesë sot në prezantimin e Raportit të Performances për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit për Vitin 2015 të përgatitur nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Me këtë raste u.d. Ministri Shala ka përshëndetur praktikën standarde që ka krijuar ARRU në përvetësimin dhe aplikim e kritereve matëse në përcaktimin e performances, duke theksuar se përcaktimi i përformancës ndihmon në njohjen e gjendjes ekzistuese dhe në planifikimin e hapave të mëtejmë të zhvillimit.

U.d Ministri Shala në fjalën e tij paraqiti politikat e ministrisë në sektorin e ujit dhe punën e bërë deri me tani në ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...