Lexo

MMPH-ja shënon ditën pa vetura

Shala kërkon shtigje për biçiklistë

22.09.2016- Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka shënuar me aktivitete të ndryshme Ditën Ndërkombëtare pa Makina. Kjo ditë shënohet në tërë botën, me qëllim sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë veturat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin, si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.

Zyrtarë të MMPH-së, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë, kanë defiluar simbolikisht me biçikleta, duke filluar nga ndërtesa e MMPH-së nëpër rrugën “Ukshin Hoti”, për të vazhduar nëpër rrugët “Garibaldi”, “George Bush”, për të përfunduar te hotel “Grandi”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se ky është një marsh senzibilizues e edukues, që rikujton se duhet të bëhet më shumë për përmirësimin cilësisë së ajrit, të jetës, sikurse dhe për sigurinë në trafik.

“Kemi punuar mjaft në edukim, por na mbetet edhe shumë që të bëjmë… që të kemi sa më pak makina në qytete, kur ka mundësi që ato të zvogëlohen në qarkullim”, tha Shala.

“Në vitet e fundit kemi investuar shumë në infrastrukturën rrugore, kemi investuar si shtet dhe si politikë në cilësinë dhe zvogëlimin e numrit të makinave. Na duhet më shumë investim në burimet njerëzore, njeriu është faktori kryesor që ndikon në cilësinë e ajrit, në sigurinë në trafik dhe transport. Prandaj presim që të gjithë së bashku t’i rrisim investimet në burimet njerëzore, në edukimin dhe emancipimin e përdoruesve të makinave, në zhvillimin dhe përdorimin e infrastrukturës së përshtatshme për çiklizëm për këmbësorë dhe për ambientalistë”, u shpreh Shala, duke iu drejtuar të pranishmëve para ndërtesës qeveritare, para nisjes së marshit me biçikleta.

Por, Shala theksoi se në planifikimet e ardhshme urbane duhet të merret parasysh që infrastruktura në kryeqytet të jetë më e pajisur me shtigje këmbësorësh, biçiklistësh dhe të tjerët që e duan mjedisin.

Lajmi i plotë në http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/sot-dita-nderkombetare-pa-makina/

 


Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e emërimit në postin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit ...

Lexo më shumë...

Takim me Odën e Afarizmit dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Diskutohet për përmirësimin e legjislacionit në sektorin ekonomik....

Lexo më shumë...

Ferat Shala pret përfaqësuesit e KDI

Të dy palët shprehin gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe gjatë kësaj legjislature....

Lexo më shumë...