Lexo

Bashkëpunimi për mbrojtjen e pyjeve

MMPH dhe CNVP do të vazhdojnë bashkëpunimin në përmirësimin e menaxhimit të pyjeve në Parqe Kombëtare.

29.09.2016- Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka takuar sot drejton ekzekutiv te Organizatës CNVP ne Kosovë (Connecting Natural Values & People - Ndërlidhje e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve, ), Mr. Ross Bull dhe bashkëpunëtorët e tij. Ata kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet MMPH-së dhe CNVP.

U.d Ministri Shala, ka njoftuar përfaqësuesit e CNVP me angazhimet dhe projektet e MMPH-se në fushën e mbrojtjen së mjedisit, veçanërisht me projektet dhe politikat për mbrojtjen dhe menaxhimin e Parqeve Kombëtare të Kosovës të cilat janë të mbrojtura më ligj.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për të zhvilluar projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjen së pyjeve dhe ës dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në mbrojtjen e pyjeve në Parqe Kombëtare.

Mbrojtja e pyjeve ka rëndësi shumë të madhe për ruajtjen e biodiversitetit por edhe për shumë çështje tjera mjedisore sikurse janë ndryshimet klimatike, shërbimet e ekosistemeve etj.

Projekti CNVP “Connecting Natural Values and People”, Ndërlidhje e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve,  i mbështetur nga SIDA është pjesë e  projektit regjional (Shqipëri, Maqenoni, Kosovë). Në Kosovë ku projekt ka në fokus  Decentralizimin e menaxhimit të pyjeve private.

Në kuadër të projektit janë realizuar aktivitete të ndryshme kryesisht në formimin e Asociacioneve të Pronarëve të Pyjeve private nëpër komunat e Kosovës dhe në nivel qendror.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...