Lexo

Vushtrria me Plan Zhvillimor Komunal

Shala përgëzoi kryetarin Mulaku dhe ekzekutivin për të arriturat dhe bashkëpunimin e mirë reciprok dhe njëkohësisht i ofroi mbështetje.

30.09.2016- Komuna e Vushtrrisë është njëra prej komunave, e cila ka kryer me sukses Planin Zhvillimor Komunal brenda afateve të parapara tha ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedist dhe Planifikimit hapësinor, z.Ferat Shala, gjatë një vizite që ka bërë në Komunën e Vushtrrisë, me çrast është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bajram Mulaku.

Shala përgëzoi kryetarin Mulaku dhe ekzekutivin për të arriturat dhe bashkëpunimin e mirë reciprok dhe njëkohësisht i ofroi mbështetje.

“Sot po promovojmë Planin Zhvillimor Komunal që është njëra nga komunat që ka krye me sukses dhe brenda afateve të parapara dhe të koordinuara. Ky plan po hapë perspektivë të re zhvillimore të qëndrueshme për menaxhimin e të gjithë kapaciteteve territoriale dhe planifikuese në Komunën e Vushtrrisë”.

“Po konfirmohet që ky kapacitet intelektual njerëzor që është këtu po dëshmon me punë dhe angazhim profesional duke krijuar një politikë zhvillimore të qëndrueshme mbi bazën e dokumenteve që po dalin si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm”, ka thënë ai.

Kryetari Mulaku e informoi u.d ministrin Shala me të arriturat e komunës në Planin Zhvillimor dhe Urban. Ne këtë takim , kryetari Mulaku paraqiti edhe disa kërkesa për mbështetjen e projekteve që komuna i. ka me prioritet.

“Kemi hartuar Planin Zhvillimor Urban sipas normave ligjore, kemi qenë të obliguar që këtë plan ta dërgojmë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që të na jep rekomandimet e tyre për lëshimet që mund t’i ketë bërë kompania, por edhe dëgjimet rreth hartimit të këtij plani që janë bërë në Komunën tonë”.

 


Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Çka i duhen Qeverisë së Kosovës rezoluta koti kur i ka në dispozicion të gjithë mekanizmat institucional dhe ligjor?

Sot Grupi Parlementar i Lëvizjes Vetëvendosje i propozoj Kuvendit të Kosovës një propozim rezolutë, që do ti kërkonte Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ...

Lexo më shumë...