Lexo

Projekt regjional për biodiversitetin

Në kuadër të projektit pritet të realizohen aktivitete edhe për menaxhimin e Maleve të Sharrit në zonën ndërkufitare Kosove, Shqipëri, Maqedoni

11.10.2016- Sot ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPH-së, z.Ferat Shala ka takuar menaxheren e projektit ORF Biodiversity (Open Regional Found for Biodiversity), znj Gabriele Rechbauer. Në takim është biseduar kryesisht për projektin dhe për bashkëpunimin për implementimin e tij me MMPH-në. Z. Shala ka njoftuar përfaqësuesit e projektit me prioritetet e MMH-së, në sektorin e natyrës, nevojat dhe sfidat, ndërsa që znj. Rechbauer, ka bërë një prezantim të shkurtër të projektit ORF Biodiversity, objektivave dhe aktiviteteve qe do të realizohen. Me theks të veçantë u diskutua për projekt idenë "Menaxhimi ndërkufitar i Parqeve Kombëtare" (Kosove, Shqipëri, Maqedoni), ku në kuadër të projektit ORF Biodiversity pritet të realizohen disa aktivitete për zonën ndërkufitare të Maleve të Sharrit.

ORF Bidodiversity përveç Kosovës, përfshin edhe 5 shtete tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimorë (Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i zi dhe Kroaci). Projekti po zbatohet nga Agjencia Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtarë –GIZ, dhe financohet nga Qeveria Gjermane. Objektivi kryesor i këtij projekti është mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në përmbushjen e objektivave mjedisore në procesin e integrimeve evropiane me fokus në ruajtjen e biodiversitetit. Projekti ka tri komponenta kryesore si: shërbimet e ekosistemit, menaxhimi i bazës së të dhënave për raportim për biodiversitetin dhe themelimi i rrjetit të organizatave rajonale BiONET.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...