Lexo

Shala: Investimi në mjedis është investim në shëndet!

U.d. Ministri I MMPH-së, ishte pjesë e Eko Konferencës, me temën “Njohurit e praktikës së mirë sllovene për komunat e Republikës së Kosovës, në menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin e ujit dhe ndriçimi publik” e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

20.10.2016- Në Eko Konferencën, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës me temën Njohurit e praktikës së mirë sllovene për komunat e Republikës së Kosovës, në menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin e ujit dhe ndriçimi publik, ku panelist ihsin kryetar i OEK-së Z. Safet Gerxhaliu, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, mori pjesë edhe u.d së ministrit të MMPH-së z.Ferat Shala.

Pas hapjes së konferencës nga z.Gërgjaliu, fjala ju dha z.Shala me ç’rast tha se, ndjehet i privilegjuar me pjesëmarrjen në Eko konferencën . Në vazhdim z.Shala falënderoj Qeverinë Sllovene për mbështetjen e pakursyer për Kosovën, në të gjitha fushat, duke filluar nga mbështetja politike e deri tek ajo ekonomike. Po ashtu z.Shala tha se Kosova ka nevoja për investime në fushën e mjedisit, në të cilën fushë, Kosova ka filluar nga e para dhe si cak ka një vend me mjedis të shëndetshëm dhe të pastërt.

Ndër të tjera u.d i ministrit z.Ferat Shala tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në përshtatjen e legjislacionin, për lehtësimin e investimeve të huaja në Kosovë, duke potencuar nevojën e mirëpritur të investimeve nga jashtë, veçanërisht investimet sllovene në menaxhimin e mbeturinave, ujit por edhe në sektor tjerë mjedisor. Në fund z.Shala tha se MMPH, konform kapaciteteve që ka, do të ofrojë tërë mbështetjen e saj për projektet e bashkëpunimit dhe investimeve nga investitorët slloven.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...