Lexo

Shala takon Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës

Temë e diskutimit ne takim ndërtimi i xhamisë në lagjen Kalabria

02.11.2016- Sot në hapësirat e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, u.d i ministrit z.Ferat Shala, priti në takim Këshillin e Bashkësisë Islame në përbërje të z.Hetem Sopi, z.Idriz Gjigoli dhe z.Behar Ternava. Me këtë rast, mysafirët para ushtruesit të detyrës së ministrit z.Shala, hapen temën e vendimit të Gjykatës Themelore lidhur ndërtimin e Xhamisë në lagjen “ Kalabria”. Temë kjo e hapur në vitin 2013 ku me date 01.07.2013 Komuna e Prishtinës lëshon leje për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Kalabria, ku pas ankesës së banorëve të kësaj lagje, MMPH me date 13.09.2013 pezulloj aktvendimin e komunës me arsyetimin e mungesës së Planit të detajuar Rregullues për atë lagje. Pas ankesës së BIK-ut, Gjykata themelore në Prishtinë me 11.10.2016 lëshoj vendimin e rikthimit të çështjes në rishqyrtim-rivendosje në MMPH. Me këtë rast pas falënderimit për vizitën, u.d i ministrit z.Shala theksoj se MMPH do të respektoj çdo vendim të gjykatës.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...