Lexo

Kosova ka arritur suksese në sektorin e kadastrit

Ky konstatim doli nga takimi i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës

16.11.2016- Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z.Ferat Shala mori pjesë në Mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës. Me këtë rast z.Shala tha se duke parë avancimet që gjatë viteve të fundit janë shënuar në administrimin e tokës, e të cilat janë dëshmuar edhe në raporte të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, dhe falënderoj donatorët për kontributin e dhënë duke inkurajuaj që të vazhdohet me këtë dinamikë. Përvoja nga e kaluara tregon se duke ndjekur rekomandimet e dala nga ky Komitet, Qeveria ka mbështetur disa projekte kapitale që kanë ndikuar në ngritjen e vlerës së tokës dhe në ngritjen e sigurisë së saj, rrjedhimisht edhe në ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, z.Shala më tej shtoj se projektet e realizuara deri më tani kanë bërë që sot të kemi një tokë të sigurt dhe të administruar mirë dhe për secilën pëllëmbë të tokës dihet: destinimi i saj, pronari i saj, vlera e saj dhe të drejtat mbi të.

Një gjë e tillë e ka bërë tokën si aset të pakontestueshëm të të mirave për shtetin në përgjithësi, dhe për ekonomitë familjare në veçanti, shumë nga të cilat ekzistencën e sigurojnë përmes punimit të tokës.

Si rezultat i administrimit të mirë të tokës, po shtohet numri i pronave në emër të pronarëve aktual, po harmonizohet gjendja faktike e tokës në terren me gjenden e saj në dokumente pronësore, po trajtohen objektet pa leje, po administrohet planifikimi hapësinor, po investohet në zhvillimin rural e urban dhe po ndihmohet në zhvillimin e bujqësisë.

Më tej z.Shala tha se Administrimi i tokës në Republikën e Kosovës e ka edhe rëndësinë shoqërore, prandaj duhet potencuar se benefitet nga një tokë e administruar mirë nuk janë as abstrakte e as e drejtë e vetëm një grupi shoqëror por këto të arritura janë rezultat i një vizioni të qartë Qeveritar i cili gjithmonë e ka trajtuar me interes të shtuar fushën e administrimit të tokës dhe se gjatë tërë këtij rrugëtimi ka pasur edhe sfida, disa prej të cilave janë tejkaluar, disa akoma na qëndrojnë si barrë por të cilat besojmë se do të tejkalohen gradualisht, përmes: fuqizimit dhe zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve, shkëmbimit të përvojave me ekspertë dhe institucione nga shtete e zhvilluara, avancimit të kapaciteteve profesionale të ekspertëve vendor, avancimit të teknologjisë së informacionit për administrimin e tokës. Më tej z.Shala tha se duhet përmendur edhe disa obligime që i kemi edhe në raport me shtetet e regjionit dhe shtetet anëtare të BE-së, e që ndërlidhen me Infrastrukturën e Informacioneve Gjeohapësinore, respektivisht me harmonizimin dhe shpërndarjen e të dhënave gjeohapësinore me ç’rast Republika e Kosovës ka krijuar bazat për një gjë të tillë, përmes krijimit të Gjeoportalit Shtetërorë, përmes përcaktimit të standardeve për harmonizim dhe shpërndarjen e të dhënave.

Edhe baza ligjore është krijuar, dhe për të hyrë në fuqi pritet aprovimi nga Qeveria e cila është duke u marrë me këtë Ligj, mbi të gjitha, një infrastrukturë e tillë është obliguese për të gjitha shtetet e BE-së, aty ku edhe ne aspirojmë të përfundojmë. Prandaj Kosova ka arritur progres në fushën e Kadastrit, njëkohësisht kërkojmë nga ju që po më këtë dinamikë të vazhdohet edhe në të ardhmen, duke garantuar përkrahjen qeveritare për plotësimin e nevojave të shoqërisë kur është në pyetje administrimi i tokës.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...