Lexo

Hungarezët premtojnë të ndihmojnë Kosovën në fushën e furnizimit me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza

Ndër mundësitë reale të mbështetjes u potencua ngritja e kapaciteteve për zyrtarët dhe studentët kosovarë përmes kurseve të ndryshme për trajtimin e ujërave në kuadër të programit që mundësohet nga Budapest Waterworks.

29.11.2016- Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Budapest, sot u.d. ministri i MMPH-së, Ferat Shala, në shoqërinë e ambasadores së Republikës se Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi, sot takoi z. Csaba Haranghy, Kryeshef i Budapest Waterworks, Kompania publike për menaxhimin e furnizimit me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza për Budapestin. Në takim u bisedua kryesisht për mundësitë e bashkëpunimit dhe përfitimin e përvojave bilaterale në mes të kësaj kompanie publike me kompanitë publike dhe institucionet relevante nga Kosova.

Ndër mundësitë reale të bashkëpunimit u potencua ngritja e kapaciteteve për zyrtarët dhe studentët kosovarë përmes kurseve të ndryshme për trajtimin e ujërave në kuadër të programit që mundësohet nga Budapest Waterworks.

Po ashtu u vlerësua se Budapest Waterworks, mundë të ndihmojë Kompanitë e Kosovës, në hartimin e planeve dhe masave për zvogëlimin  e humbjeve teknike dhe komerciale të ujit si dhe për zhvillimin  e planeve strategjike për zbatimin e teknologjisë informative në procesin e menaxhimit të furnizimit me ujë.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...