Lexo

MMPH dhe Universiteti “Ukshin Hoti” nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit

U.d. Ministri i MMPH, Ferat Shala dhe rektori i Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof.Dr. Ramë Vataj, kanë nënshkruar sot memorandum të bashkëpunimit.

21.12.2016- Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është bashkëpunimi në zhvillimin e moduleve dhe programeve mësimore në nivelin bachelor dhe master, realizimin e punës praktike për studentët në MMPH, realizimin e temave të diplomës me interes të përbashkët, shkëmbimin e përvojave, praktikave, ekspertëve e literaturës si dhe organizimin e përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme shkencore e profesionale me qëllim të avancimit të politikave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, Shala dhe Vataj, vlerësuan se ky memorandum ishte i nevojshëm për të dy palët dhe se përfituesit kryesorë do të jenë studentët përmes angazhimit në punë praktike dhe në projekte që do të implementohen në të ardhmen në kuadër të këtij bashkëpunimi. 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...