Lexo

2 milion euro për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor nga GIZ

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbytjeve në pellgun lumor të Lumit Drini dhe do të zbatohet në katër vendet partnere: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Male të Zi.

22.12.2016- Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ushtruesi i detyrës së Ministrit z. Ferat Shala ka nënshkrua marrëveshjen me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), të përfaqësuar nga znj. Merita Meksi, zv. menaxhere e projekteve në GIZ për financimin e projektit “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në menaxhimin ndërkufitar të riskut të përmbytjeve për Ballkanin Perëndimor (CCAWB II)” në vlerë 2 milon euro, nga të cilat rrethe gjysmë milion euro do të përfitoj Republika e Kosovës.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbytjeve në pellgun lumor të Lumit Drini dhe do të zbatohet në katër vendet partnere: Kosovë,  Shqipëri,  Maqedoni dhe Male të Zi.

Sipas marrëveshjes MMPH do të vendos  në dispozicion ekspertë për të mbështetur dhe ndihmuar zbatimin e projekti.  Gjithashtu do të ndihmoj në vendosjen e kontakteve për bashkëpunim ndërmjet palëve përkatëse të interesit në fushën e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimit të burimeve ujore dhe më gjerë, përfshirë palë të interesit nga ministri të tjera si edhe institucione kompetente si agjenci shtetërore dhe universitete.

MMPH ka marrë për detyrë që të bashkëpunoj nga afër me ministri dhe agjenci kompetente nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, për të arritur objektivin e përbashkët të përcaktuar në këtë marrëveshje. 

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...