Lexo

MMPH prezanton hartën e parë topografike digjitale

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, prezantoi hartën e parë topografike, e cila do të jetë në dispozicion të zhvillimit të shkencës, kulturës, por edhe ekonomisë dhe institucioneve tjera përkatëse.

29.12.2016- Ushtruesi i Detyrës së ministrit të MMPH-së, Ferat Shala, tha se ky projekt që ka kushtuar rreth 2 milionë euro, është realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Japonisë, e i cili përfshin të gjitha parametrat dhe termat e referencës si shtet dhe si republikë. “Sot kemi mundësi të shohim hartën topografike e realizuar nga ekspertë të kësaj fushe për të përmbyll këtë vit me këtë projekt, i cili po e përmbyll suksesin e 10 projekteve tjera në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor” tha Shala.

Kryeshefi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Murat Meha, tha se kjo hartë i ka munguar Kosovës dhe ka një rëndësi të veçantë për të gjitha efektet në ekonominë e Kosovës.

“Gjeo informacioni si një pjesë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka ofruar edhe në këtë rast të dhëna të cilat nuk i kemi”, tha ai.

Rezultat i këtij projekti është Harta Topografike Digjitale 1:25000, me numër total 155 fleta, është e punuar në gjuhën angleze, shqipe dhe serbokroate, që mbulojnë gjithë territorin e Republikës se Kosovës.

Kjo hartë topografike është me bazë të plotë të dhënave, me sistemin GIS-it, me rregulloret e nevojshme për zhvillimin, ndryshimin, azhurimin dhe punimin e Hartës Topografike.

U tha se ky projekt i posedon të gjitha elementet e një harte topografike siç janë: Hekurudha Minierat, objektet e ndryshme industriale që e përfshin gjithë territorin e Kosovës.

 Me shume: http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/mmph-prezanton-harten-e-pare-topografike/


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...