Lexo

Delegacioni i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit viziton MMPH-në

Ministri Shala premton bashkëpunimin e plotë të MMPH në përcaktimin e prioriteteve dhe projekteve për programin e mbështetjes për Kosovën

17.01.2017-Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ferat Shala, priti një delegacion të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation), të përbërë nga: James A. Gerard, drejtor menaxhues i Thesarit të Programit; Brian Forni, Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit të Kongresit Amerikan; Sarah Olmstaed, lidere e ekipit dhe Petrit Selimi, koordinator Nacional i KSM-së.

Takimi kishte karakter të këmbimit të ideve dhe mundësive të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit në kuadër të programit të kësaj korporate për Kosovën.

Ministri Shala delegacionit i shprehu falënderim për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për MMPH-në dhe u shpreh i gatshëm për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në funksion të bashkëpunimit më të lehtë dhe më të frytshëm. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij ofruan informacionet për projektet e implementuara në fushën e mjedisit, ato në vijim dhe planifikimet sipas prioriteteve të shpalosura para delegacionit mysafirë.

Delegacioni i KSM-së bëri të ditur se prioritetet e mbështetjes janë të orientuara në tre fusha: legjislacioni, energjia dhe mjedisi, duke specifikuar që  uji dhe ajri janë prioritetet kryesore në sektorin e mjedisit.

U këmbyen idetë e bashkëpunimit konkret, të cilat do të formësohen në takimin e radhës si projekte, me të cilat MMPH do të jetë dukshëm më e përgatitur për t’i realizuar objektivat dhe vizionin e MMPH.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...