Lexo

Kosova ka shënuar progres në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e efiçencës së energjisë

Ky konstatim doli nga takimi i Ministrit të MMPH, Ferat Shala me delegacionin e ekspertëve të BERZH-it dhe Sekretariatit të Komitetit të Energjisë Efiçiente

25.01.2017- Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala priti një delegacion, të nivelit të ekspertëve të BERZH-it dhe Sekretariatit të Komitetit të Energjisë Efiçiente, në nivel regjional, të përbërë nga: Nigel Jollands, drejtor i asocuar për Energji Efiçiente dhe Ndryshime Klimatike në BERZH; Violeta Kogalniceanu, udhëheqës për Efiçiencë të Energjisë, Sekretariati i Komitetit të Energjisë në Vjenë; Nick Haralambopoulos, ekspert konsultant; Paul Davidson, ekspert i energjisë efiçiente; Avni Sfishta, konsultant për energji efiçiente dhe dy ekspert të BERZH-it për energji efiçiente.

Ministri Shala falënderoi mysafirët për përkrahjen që po i bëhet MMPH, në fushën e efiçiencës së energjisë në nivel regjional, e cila po financohet nga BE-ja dhe BERZH-i.

Grupet teknike të MMPH dhe Sekretariati i Komitetit për Energji Efiçiente po bashkërendisin aktivitetet, sikurse që MMPH po e shoqëron me ligj dhe rregullore këtë fushë. Programi po mbështetet nga BE-ja dhe BERZH-i me mjete financiare, kurse MMPH po bënë reforma në fushën e ndërtimit dhe banimit, përmes akteve normative.

Mysafirët apostrofuan edhe Direktivën Evropiane të vitit 2015 për Energji Efiçiente, që e obligon edhe Kosovën.

Të dyja palët u dakorduan për ta intensifikuar bashkëpunimin dhe implementimin e legjislacionit në ndërtim si dhe dispozitat e Direktivës Evropiane në këtë fushë. Ndërkaq, grupet teknike vazhdojnë punën e përbashkët.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...