Lexo

Ministri Shala takon ambasadorin O’Connell

Temë kryesore e diskutimit Plani i masava për cilësinë e ajrit dhe zbatimi i tij nga MMPH

25.01.2017- Në kuadër të takimeve dhe bashkëpunimit me përfaqësitë diplomatike në Kosovë, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z.Ferat Shala i shoqëruar nga z. Arben Çitaku, Sekretar i përgjithshëm i MMPH-së pritën Ambasadorin britanik në Kosovë Ruairi O’Connell.

Ministri Shala duke i uruar mirëseardhje e falënderoi ambasadorin britanik O’Connell për mbështetjen që shteti i Britanisë i ka dhënë në vazhdimësi shtetit të Kosovës. Ambasadori britanik Ruairi O’Connell e uroj ministrin z.Shala me rastin e emërimit të tij në postin e ministrit të MMPH-së,  si dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim.

Po ashtu Ambasadori O’Connell shprehu interesimin e tij edhe për cilësinë e ajrit dhe hapat që ka ndërmarr MMPH-ja për këtë çështje. Ministri Shala e informoi hollësisht ambasadorin O’Connell për planin dhe përgjegjësitë ndër institucionale si dhe për masat e përmirësimit të cilësisë së ajrit, të cilin e ka ndërmarr MMPH-ja.

Ministri z.Shala dhe Ambasadori z.O’Connell u dakorduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit reciprok.

 


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...