Lexo

Shala: Muri do të largohet konform ligjit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), Ferat Shala, ishte i ftuar në emisionin IMAZH të RTK-së.

27.01.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), Ferat Shala. I ftuar në emisionin IMAZH në RTK, në një intervistë ai tha se muri në veri do të tërhiqet shumë shpejt. Sipas Ministrit Shala muri do të largohet brenda suazave të caktuara me ligj.

"Sa i përket murit në veriun e Mitrovicës, të  gjitha fazat e debatin i ka kaluar dhe ndonjëherë jemi stërngarkuar me këtë temë, ne jemi përgatitur sa i përket këti problemi dhe se muri në veri do te tërhiqet", ka thënë ai.

Ai ka thënë se sa i përket murit në veri të Mitrovicës janë të informuar edhe ndërkombëtarët me problemin tonë.

"Sipas rezolutës do të përmbyllet me sukses  dhe kemi biseduar me partneret tanë për këtë çështje. Ne si ministri  kemi punuar  që nga dita e parë me këtë çështje, dhe ne kemi shku konform legjislativit në përgjithësi dhe i kemi dhënë hapësirë edhe komunitetit lokal, aktualisht nuk kemi veprim konkret "ka thënë ai për RTK-n.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...