Lexo

Ministri Shala, priti në takim përfaqësueset e UN-HABITAT-it për Kosovë

I falënderoj për bashkëpunim në realizimin e projekteve në pjesën veriore të Kosovës.

30.01.2017- Sot në zyrën e tij Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z.Arben Çitaku priti në takim përfaqësueset e UN-HABITAT-it për Kosovë, Znj. Gëendoline Mennetrier - këshilltare kryesore teknike e programit për Kosovë, si dhe znj. Arjeta Himaduna.

Ministri i falënderoi për bashkëpunim të suksesshëm në projektet e zhvilluara së bashku me MMPH-në në pjesën veriore të Kosovës, si dhe për promovimin e qeverisjes së mirë, sigurinë e pronës, zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve dhe planifikimit hapësinor gjithëpërfshirës.

Ministri Shala i njoftoi përfaqësueset e UN-HABITAT-it për nënshkrimin dhe procedimin për Qeveri të draftit përfundimtar të  projektligjit për banim social. Ndërsa shprehi gatishmërinë e MMPH-së për thellimin dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe inkurajimin dhe fuqizimin e kapaciteteve komunale planifikuese për të zhvilluar dhe rregulluar qytetet, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente si dhe angazhimin e shoqërisë civile në proceset e planifikimit.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...