Lexo

MMPH vazhdon mbështetjen e projekteve mjedisore nëpër komunat e Kosovës

Në kuadër të këtij angazhimi MMPH ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me Komunën e Klinës për projektin “Rehabilitimi i shtratit të lumit Klina”, dhe me Komunën e Vushtrrisë, për projektin “Ujësjellësi Vushtrri-Gracë”.

10.02.2017- Në kuadër të aktiviteteve dhe projekteve për mbështetjen e projekteve mjedisore nëpër Komunat e Kosovës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ferat Shala sot priti në takime të ndara kryetarin e komunës së Klinës z.Sokol Bashota dhe të Vushtrrisë z.Bajram Mulaku.

Me këtë rast janë nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për projektet e miratuara nga MMPH-ja, për vitin 2017:

 Memorandumi për Komunën e Klinës, për projektin “Rehabilitimi i shtratit të lumit Klina”, në vlerë prej 210,000.00 €.

Memorandumi për Komunën e Vushtrrisë, për projektin “Ujësjellësi Vushtrri-Gracë”, në vlerën prej 485,594.00 €.

Ministri z.Ferat Shala ju sugjeroi kryetarëve nënshkrues të këtyre Memorandumeve, për të filluar menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për Komunat Klinë dhe Vushtrri.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...