Lexo

Realizimi i projekteve për edukim mjedisor do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijesim dhe sensibilizimin për mbrojtjen e mjedisit.

Këtë qëllim kishte edhe takimi i Ministrit tw Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala me Angelika Viets, ambasadore e Republikës Gjermane në Kosovë, Henriette Kotter, shefe e bashkëpunimit për zhvillim pranë kësaj ambasade, dhe Afrim Mahmuti nga Kopshti i arinjve "Four Paws” (Katër Putrat).

02.03.2017- Temë e bashkëbisedimit ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të projektit për ndërtimin e Qendrës për Edukim Mjedisor në Parkun e Arinjve. Ministri Shala shprehu gatishmërinë e MMPH-së për të ofruar gjithë mbështetjen e ministrisë për implementimin e projekteve mjedisore, të cilat do të jenë asete të rëndësishme për edukimin mjedisor të qytetarëve tanë.

Ministri Shala falënderoi ambasadoren gjermane për bashkëpunimin e deritanishëm, mbështetjen dhe donacionet e shumta ndaj MMPH-së dhe Republikës së Kosovës.
Ajo, u shprehë e kënaqur me gatishmërinë e ofruar nga ministri Shala për vazhdimin e bashkëpunimit, tashmë të dëshmuar si i suksesshëm mes MMPH-së dhe organizatave gjermane, si GIZ dhe KFW dhe inkurajoi ministrin Shala për të vazhduar këtë nivel bashkëpunimi.​


Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e emërimit në postin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit ...

Lexo më shumë...

Takim me Odën e Afarizmit dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Diskutohet për përmirësimin e legjislacionit në sektorin ekonomik....

Lexo më shumë...

Ferat Shala pret përfaqësuesit e KDI

Të dy palët shprehin gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe gjatë kësaj legjislature....

Lexo më shumë...