Lexo

Shala priti në takim lamtumirës z.Toshiya Abe nga JICA

Me këtë rast Ministri z. Shala i ndau Mirënjohje z. Abe për kontributin dhe angazhimet e tij në interes të mjedisit në Kosovë.

08.03.2017- Ministri z. Ferat Shala priti në takim z. Toshiya Abe, përfaqësues rezident i Zyrës së Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA - Japan International Cooperation Agency) për Ballkan, i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij.

Ministri z. Shala, e falënderoi z. ABE dhe përmes tij Qeverinë e Japonisë, si dhe stafin e JICA-s në Prishtinë për përkrahjen e deritanishme, si dhe në përkushtimin e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe jetesës për qytetarët e saj.

Ministri z. Shala, paraqiti objektivat dhe prioritetet e MMPH-së përfaqësuesve të JICA-s, që kanë të bëjnë me sektorin e ajrit dhe menaxhimin e mbeturinave, si dhe çështjet tjera mjedisore të përfshira në Strategjinë e Mjedisit dhe Strategjitë sektoriale. Ndërsa z. Abe, shprehi falënderimet e tij për shkëmbimin profesional të zyrtarëve të MMPH-së me ekspertët japonez në avancimin e tyre në përdorimin e teknologjisë për monitorimin e cilësisë së ajrit.

Në takimin e tij lamtumirës në përfundim të mandatit të tij, z. Abe premtoi se do ta përcjell tek pasardhësi i tij nevojat dhe prioritetet e MMPH-së në çështjet e mbrojtjes së mjedisit.

 


Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e emërimit në postin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit ...

Lexo më shumë...

Takim me Odën e Afarizmit dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Diskutohet për përmirësimin e legjislacionit në sektorin ekonomik....

Lexo më shumë...

Ferat Shala pret përfaqësuesit e KDI

Të dy palët shprehin gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe gjatë kësaj legjislature....

Lexo më shumë...