Lexo

Mbretëria e Bashkuar e Holandës e gatshme të vazhdojë mbështetjen për sektorin e ujërave në Kosovë

Do ti jepet prioritet realizimit të projekteve për përmirësimin e kualitetit të ujërave dhe krijimit të kushteve për investime në kuadër të partneritetit publiko-privat.

09.03.2017-Ministri z. Ferat Shala priti zv. ambasadorin e mbretërisë së Holandës në Shkup, z.Andri van Mens i shoqëruar me Menaxheren e Partneritetit të Ujërave në Holandë (Netherlands Waterpartnership), znj.Edyta Wisniewska. Ministri z. Shala, e falënderoi zv. ambasadorin Mens për përkrahjen e deritanishme të Mbretërisë së Holandës në përkushtimin e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në përmirësimin e kushteve mjedisore, veçanërisht në sektorin e Ujërave.

Ministri z.Shala, paraqiti objektivat dhe prioritetet e MMPH-së, duke i njoftuar edhe për organizimin e brendshëm të Ministrisë pikërisht për Sektorin e Ujërave. Po ashtu kërkoi mbështetje nga Mbretëria holandeze, përkatësisht nga Departamenti i Ujërave që t’i mundësoi Kosovës marrjen e kredive të buta për realizimin e projekteve për përmirësimin e kualitetit të  ujërave, si dhe krijimin e kushteve për investime të partneritetit publiko-privat.

Në përfundim të këtij takimi, të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit edhe për të ardhmen.

 


A ishte planifikuar mirë testimi i unazës njëkahore për qytetin e Prishtinës?

25.04.2022 - Eksperimentet janë metoda shkencore që ju mundësojnë njerëzve të testojnë një ide dhe të marrin rezultate të besueshme. Por për të realizuar një eksperiment të suksesshëm a...

Lexo më shumë...

7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dr.sc. Ferat Shala, fjalim në emër të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e seancës plenare për Ditën e Mësuesit....

Lexo më shumë...

Përmbledhje e aktiviteteve në kuadër të Komisionit Parlamenta për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë muajit Shkurt- Mars 2022

03.03.2022- Në takim me Viola von Cramon-Taubadel, raportuese e përhershme e Parlamentit Evropian për Kosovën. Tema e diskutimi: zhvillimet dhe sfidat më të fundit në lidhje me strategjinë e ...

Lexo më shumë...