Lexo

Ministri i MMPH Ferat Shala, fton bizneset kroate për të investuar në Kosovë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ka realizuar takime të ndara edhe përfaqësuesit e Institutit për Hidroeteknikë, Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit-IGH, dhe me përfaqësuesit e Kompanisë Koncar.

15.03.2017. Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ka realizuar takime të ndara edhe përfaqësuesit e Institutit për Hidroeteknikë, Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit-IGH, dhe me përfaqësuesit e Kompanisë Koncar. Në Institutin për Hidroteknikë, Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit-IGH, Shala është pritur nga stafi menaxhues dhe ekspertët e Institutit ku është njohur me punën, aktivitetet dhe projektet në sektorin e mjedisit të këtij instituti.

Janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit për realizimin projekteve mjedisore në Kosovë, me theks të veçantë në hartimin e studimeve të fisibilitetit dhe në hartimin e menaxhimin e projekteve nga fondet e Bashkimit Evropian. Instituti IGH, ka një përvojë shumë të mirë në realizimin e projekteve mjedisore në Kroaci, prandaj përvoja e tyre është vlerësuar shumë e rëndësishme në implementimin e projekteve mjedisore në Kosovë.

Ministri Shala, këtu ka parë nga afër edhe punën hulumtuese dhe testuese që bëhet në laboratorët e këtij instituti.

Një takim tjetër, është realizuar edhe në kompaninë kroate Koncar, ku Ministri Shala është pritur nga Presidenti i Kompanisë z. Darinko Bago, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Para ministrit Shala, është prezantuar përvoja e kësaj kompanie në sektorin e energjisë së ripërtrishtme dhe në transportin e qëndrueshëm publik. 

Në të dy vizitat ministri Shala ka falënderuar bizneset kroate për mikpritjen, i ka përgëzuar për punën profesionale dhe i ka ftuar që ta bartin përvojën e tyre edhe në Kosovës përmes investimeve dhe projekteve konkrete.

“Tregu i Kosovës është një treg në rritje dhe me mundësi të shumta. Kosova ka nevojë për projekte dhe investime serioze, ka bërë progres në lehtësimin e investimeve të huaja, ka bazë të mirë ligjore për investime strategjike dhe ka fuqi të bollshme punëtore,që janë tregues që garantojnë suksesin e investimeve”, ka thënë Shala.

 


A ishte planifikuar mirë testimi i unazës njëkahore për qytetin e Prishtinës?

25.04.2022 - Eksperimentet janë metoda shkencore që ju mundësojnë njerëzve të testojnë një ide dhe të marrin rezultate të besueshme. Por për të realizuar një eksperiment të suksesshëm a...

Lexo më shumë...

7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dr.sc. Ferat Shala, fjalim në emër të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e seancës plenare për Ditën e Mësuesit....

Lexo më shumë...

Përmbledhje e aktiviteteve në kuadër të Komisionit Parlamenta për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë muajit Shkurt- Mars 2022

03.03.2022- Në takim me Viola von Cramon-Taubadel, raportuese e përhershme e Parlamentit Evropian për Kosovën. Tema e diskutimi: zhvillimet dhe sfidat më të fundit në lidhje me strategjinë e ...

Lexo më shumë...