Lexo

Ministri i MMPH Ferat Shala, takohet me Ministren kroate të Zhvillimit Rajonale dhe Fondeve të BE-së, Gabrijela Zalac

Shala ka falënderuar Ministren Zhalac, për mikpritjen dhe ka shtuar se ky takim ka më shumë qëllim të identifikimit të mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, në procesin e integrimeve evropiane në sektorin e mjedisit.

16.03.2017. Në ditën e tretë të vizitës në Kroaci, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Ferat Shala, në shoqërimin e diplomatit nga Ambasada e Kosovës në Kroaci, Amir Haziri, është pritur në takim nga Ministrja e Zhvillimit Rajonale dhe Fondeve të BE-së, Gabrijela Zalac. Shala ka falënderuar Ministren Zhalac, për mikpritjen dhe ka shtuar se ky takim ka më shumë qëllim të identifikimit të mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, në procesin e integrimeve evropiane në sektorin e mjedisit.

Ministrja  kroate e Zhvillimit Rajonale dhe Fondeve të BE-së, i dëshirojë mirëseardhje delegacionit nga Kosova dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ofrimit të përvojave kroate në proceset e integrimeve evropiane dhe përfitimit dhe menaxhimit të fondeve të BE-së, duke shtuar se Kroacia ka kaluar këtë rrugë dhe mundë të ofrojë shumë nga përvojën e saj për Kosovën.  

Gjatë diskutimit janë përmendur dhe identifikuar disa nga pikënisjet e bashkëpunimit sikurse janë: bashkëpunimi në hartimin dhe menaxhimin e projekteve nga BE, përvoja nga përfitimi i fondeve nga programet e BE-së, sikurse janë IPA dhe Binjakëzimi, si dhe shkëmbimi i ekspertëve dhe organizimin i vizitave studimore përmes instrumentit të TAIEX.

Po ashtu është  folur edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojën edhe në implementimin e Direktivave të BE-së në sektorin e mjedisit, bashkëpunimit me mekanizmat e BE-së për sektorin e mjedisit dhe pjesëmarrja në iniciativat regjionale të mbështetura nga fondet e BE-së.

Të dy ministrat u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdohet përmes grupeve të ekspertëve dhe përmes propozimeve  që do të konkretizoheshin ne aktivitete praktike. 

 


A ishte planifikuar mirë testimi i unazës njëkahore për qytetin e Prishtinës?

25.04.2022 - Eksperimentet janë metoda shkencore që ju mundësojnë njerëzve të testojnë një ide dhe të marrin rezultate të besueshme. Por për të realizuar një eksperiment të suksesshëm a...

Lexo më shumë...

7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dr.sc. Ferat Shala, fjalim në emër të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e seancës plenare për Ditën e Mësuesit....

Lexo më shumë...

Përmbledhje e aktiviteteve në kuadër të Komisionit Parlamenta për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë muajit Shkurt- Mars 2022

03.03.2022- Në takim me Viola von Cramon-Taubadel, raportuese e përhershme e Parlamentit Evropian për Kosovën. Tema e diskutimi: zhvillimet dhe sfidat më të fundit në lidhje me strategjinë e ...

Lexo më shumë...