Lexo

Vizita e Ministrit të MMPH-së, në Zagreb pasqyrohet edhe në mediat kroate

Kanë qenë dy gazeta kroate në versionin elektronik Vjesti.hr dhe Vecernji.hr, që përmes dy informacioneve kanë shkruar për këtë vizitë

20.03.2017-Vizita treditëshe e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në Kroaci, është prezantuar edhe në mediat kroate. Kanë qenë dy gazeta kroate në versionin elektronik Vjesti.hr dhe Vecernji.hr, që përmes dy informacioneve kanë shkruar për këtë vizitë. Në të dy rastet lajmet iu kanë referuar takimit që Ministri Shala ka pasur me nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Miljan Berkic dhe me përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Lajmi me titullin: “Brkic: Kroacia mbështet pavarësinë dhe integritetin e plotë të Kosovës”, i publikuar në portalin e gazetës “Vjesti”, ka vënë theksin në marrëdhëniet miqësore në mes të Kroacisë dhe Kosovës, kontributin e komunitetit shqiptar në ngritjen e themeleve të shtetit të Kroacisë dhe mundësive të bashkëpunimit ne mes dy vendeve në nivele të ndryshme.

Ndërsa lajmi tjetër me titullin: “Brkic me ministrin nga Kosova, flasin për bashkërendimin e aktiviteteve për BE dhe për çështje bilaterale”, i publikuar në portalin e gazetës “Vecernji”, e ka vënë fokusin në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit bilateral në nivel të ministrive dhe grupeve parlamentare si dhe mundësive të bashkëpunimit ekonomik.

Informacione për vizitën e Ministrit të MMPH në Kroaci, janë prezantuar edhe në portalet e ministrive dhe institucioneve tjera ku Shala ka realizuar takime gjatë vizitës në Kroaci.

Rikujtojmë që Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, ditë më parë ka përmbyllur vizitën zyrtare në Kroaci, ku ka realizuar takime me katër ministra nga Qeveria Kroate, me përfaqësues të Parlamentit të Kroacisë, me përfaqësues të qytetit të Zagrebit si dhe me përfaqësues nga ndërmarrjet publike dhe kompanitë kroate.

 


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...