Lexo

Shala vizitoj Kompaninë Regjionale të Ujërave “Radoniqi”

Shprehet shumë i kënaqur me angazhimin dhe përformancën e kësaj kompanie në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve

06.04.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala u prit nga Ismet Ahmeti Kryeshef- Ekzekutiv i KRU “Radoniqi” SH.A. në Gjakovë. Fillimisht z. Ahmeti e njoftoi ministrin Shala me gjendjen dhe arritjet e KRU “Radoniqi”. Ministri Shala në fjalën e tij të rastit tha se prioritet e kemi Ajrin, Ujin dhe mbeturinat. Ai tha se ndihet i kënaqur kur dëgjon rezultate pozitive për çështjen e ujërave dhe po ashtu shtoi se ”Radoniqi” është një ndër kompanitë më të mira në nivel vendi dhe se si ministër i jep mbështetjen dhe shpreh gatishmërinë për sektorin e ujërave dhe top prioritet e sheh trajtimin e problemit të ujërave të zeza. Ministri Shala shtoi se dje u morr vendimi ekzekutiv që të fillojë sa më shpejtë ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në Vlash të Prizrenit. Ai tha se MMPH-ja do ta përkrah komunën në trajtimin e ujërave të zeza. Drini dhe pellgu i Drinit për dy vjet do të ketë studimin e fizibilitetit e më pas të ketë investime edhe në përmirësimin e këtij Sektori ka bërë të ditur Ministri Shala. Ministri Shala me bashkëpunëtorë vizitoi edhe Liqenin e Radoniqit si dhe Fabrikën për përpunimin e ujit të pijes të kësaj ane.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...