Lexo

Qeveria Norvegjeze do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e mjedisit në Kosovë.

Mbështetja nga Qeveria Norvegjeze do të jetë e fokusuar në implementimin e projektit ndërkufitarë Kosovë–Shqipëri “Profesionistët e Rinj për Zhvillimin ndërkufitar” që realizohet në Komunat ndërkufitare Gjakovë-Has-Tropojë-Prizren-Kukës.

07.04.2017-Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala ka pritur ambasadorin e Norvegjisë për Kosovë dhe Shqipëri Per Strand Sjaastad, të cilin e ka falënderuar për vizitën dhe për ndihmën në vazhdimësi që i ka dhënë Qeveria Norvegjeze MMPH-së e veçanërisht në çështjen e Kadastrit po ashtu z. Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bëhen në këtë ministri. Takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet që janë mbështetë nga Qeveria e Norvegjisë akorduar në fushat që mbulon kjo ministri e me theks të veçantë në sektorin e Kadastrit. Në ndërkohë ministri Shala dhe ambasadori norvegjez u pajtuan në mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe implementimin e një pjese të projektit të përbashkët Kosovë–Shqipëri “Profesionistët e Rinj për Zhvillimin ndërkufitar” të Komunave ndërkufitare Gjakovë-Has-Tropojë-Prizren-Kukës.

Ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad, e falënderoj për pritjen dhe për gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Norvegjisë dhe po ashtu e njoftoj se janë duke i përgatitur planet për projekte për vitet 2018 e tutje.

Ministri Ferat Shala dhe Ambasadori Per Strand Sjaastad u dakorduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit reciprok.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...