Lexo

MMPH përkrah komunën e Skënderajt me tri projekte mjedisore

Projektet kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës mjedisore në Komunën e Skenderajt dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune.

011.04.2017- Në kuadër të aktiviteteve të MMPH-së, për mbështetjen e projekteve mjedisore nëpër komunat e Kosovës, Ministri i MMPH-së, Ferat Shala sot ka pritur në takim nënkryetarin e komunës së Skenderajt z. Fadil Nura, me të cilin ka nënshkruar memorandumin për përkrahje të tri projekteve: Rregullimi i kanalizimit në qytetin e Skenderajt në vlera 10 mijë euro, rregullimi i kanalizimit për fshatrat Prekaz-Mikushnicë në vlerë 500 mijë euro dhe vazhdimi i rregullimit të kanalizimit në fshatin Runik në vlera 200 mijë euro.

Projektet kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës mjedisore në Komunën e Skenderajt dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune.

Ministri z. Shala e sugjeroi nënkryetarin z. Nura se pas nënshkrimit të këtij Memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për banorët e kësaj komune.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...