Lexo

Shënohet 22 Prilli Dita Ndërkombëtare e Tokës

Shala: kjo ditë konsiderohet si dita e angazhimit ndaj problemeve kryesore që lidhen me degradimin e tokës, si rezultat i braktisjes, keqpërdorimit dhe shfrytëzimit jo racional të resurseve natyrore të saj.

22.04.2017- Sot edhe në Kosovë, sikurse edhe në mbarë botën u shënua 22 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Planetit Tokë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me FSK-në, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore, dhe institucionet tjera relevante, shënoi këtë ditë me aktivitete të ndryshme.

Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1962. Senatori Gaylord Nelson, pas shumë përpjekjeve dhe takimeve, arriti që idenë për Ditën e Tokës, si çështje mjedisore, ta fusë në programin politik. Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. Shënimi i kësaj ditës së planetit Tokë, është një lëvizje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës. Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. Pra qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës.

Manifestimi qendror u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë z. Ferat Shala, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ka theksuar se kjo ditë konsiderohet si dita e angazhimit shtesë ndaj problemeve kryesore që lidhen me degradimin e tokës, si rezultat i braktisjes, keqpërdorimit dhe shfrytëzimit jo racional të resurseve natyrore të saj. Shkatërrimi i tokës jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë vende tjera të botës konsiderohet si çështje me prioritet të lartë shtetëror. Janë bërë investime të rëndësishme për mbrojtjen e tokës së Kosovës, por mbetet akoma shumë punë për të bërë në mbrojtjen e saj nga shpyllëzimi, erozioni dhe ndërtimet e shumta. Ministri Shala ndër të tjera theksoi se zakonisht kjo ditë shfrytëzohet për të organizuar aktivitete që kanë për qëllim që të sensibilizojë opinion e gjerë për probleme dhe çështje mjedisore që kanë ndikime negative në të ardhmen e planetit tokë. Shumica e këtyre çështjeve ndërlidhen me mbi shfrytëzimin apo keqpërdorimin e resurseve natyrore apo edhe me shkarkimet e dëmshme të ndotësve në ajër, ujë dhe tokë. Me këtë rast Ministri Shala ftojë që të bëhemi pjesë e iniciativave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit apo të jepet kontributi i duhur duke u kujdesur për mjedisin ose duke ndërmarr aktivitete që kanë për synim përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Nga MMPH-ja u bë edhe ndarja e mirënjohjeve për kontributin e dhënë në implementimin e aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës për dy SHFMU-të “Shkolla e Gjelbër” dhe “Shkolla Model”, OJQ-ja Asociacioni "Pamkos", FSK-ja, dhe FSHMN-ja. 
Po ashtu me këtë rast u bë edhe ndarja e licencave për 17 personat fizik të licencuar nga MMPH-ja për hartimin e raporteve të VNM-së.

Aktivitet u përkrahën edhe nga OJQ-ja Asociacioni "Pamkos", FSK-ja, në koordinim me Kompanitë Regjionale të Mbeturinave në Republikën e Kosovës. MMPH-ja në bashkë organizim me 14 Komunat ku operojnë Kompanitë Regjionale të mbeturinave (KRM) ndërmorën aksion pastrimi:

• Kompania "Pastrimi" (Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq dhe Graqanicë) 
• Kompania "Ambienti" (Pejë, Klinë, Istog) 
• Kompania "Uniteti" ( Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj) 
• Kompania "Pastertia” (Ferizaj) 
• Kompania "Ekoregjioni" (Prizren) 
• Kompania "Çabrati" (Gjakovë) 

Nga nxënësit e dy shkollave të Prishtinës (“Shkolla e Gjelbër” dhe “Shkolla Model”) u ekspozuan edhe vizatimet e nxënësve, aktivitete këto që kanë për synim ngritjen e vetëdijesimit publik në ruajtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...