Lexo

MMPH mbështet komunën e Obiliqit me një projekt për pastrimin e lumit Sitnica

Me realizimin e këtij projektit do të evitohen vërshimet e shumta si dhe dëmet e tokave bujqësore që shkaktohen nga Sitnica në tokat përreth lumit.

15.05.2017- Angazhimi i MMPH, për përmirësimin e gjendjes mjedisore nëpër Komunat e Kosovës, ka vazhduar edhe në Komunën e Obiliqit. Në ambientet e MMPH-së u nënshkrua Memorandumi nga Ministri Ferat Shala dhe z. Xhafer Gashi në përkrahje të një projekti për Komunën e Obiliqit. Projekti është “Pastrimi i lumit Sitnica’’ në komunën e Obiliqit, në vlerë 152,000,00 €.

Në këtë takim Ministri Shala theksoi se me nënshkrimi i këtij memorandumi përkrahur financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Obiliqit. Me realizimin e tij, do të evitohen vërshimet e shumta si dhe dëmet e tokave bujqësore që ndodhen në afërsi të këtij lumi.

Kryetari, Gashi e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen në realizimin e këtij projekti.

Palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të fillohet me procedurat e parapara me Ligj, me qellim të realizimit të këtij projekti.


Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e emërimit në postin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit ...

Lexo më shumë...

Takim me Odën e Afarizmit dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Diskutohet për përmirësimin e legjislacionit në sektorin ekonomik....

Lexo më shumë...

Ferat Shala pret përfaqësuesit e KDI

Të dy palët shprehin gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe gjatë kësaj legjislature....

Lexo më shumë...