Lexo

MMPH përkrahë edhe Komunën e Shtimes

Realizohet Projekti “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Carralevë-Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc“. Ky projekt, përveç që do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës mjedisore të Komunës së Shtimes, do të jetë një kontribut edhe dhe në mbrojtjen e resurseve ujore dhe ngritjen e mirëqenies së banorëve të kësaj komune.

16.05.2017- Vazhdojnë angazhimet dhe aktivitetet e MMPH për përmirësimin e gjendjes së mjedisit nëpër komunat e Kosovës. Në ambientet e MMPH-së u nënshkrua Memorandumi nga Ministri Ferat Shala dhe kryetari Naim Ismajli, në përkrahje të një projekti për Komunën e Shtimes. Projekti është “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Carralev-Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc“ në vlerë 200,000.00 €

Në këtë takim Ministri z. Shala theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi përkrahur financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Shtimes në realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti që do të kontribuojnë në mirëqenien e banorëve dhe mbrojtjen e resurseve ujore të Shtimes.

Palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të procedohet sipas Ligjit për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...