Lexo

Ministri Shala takohet me drejtorin e Bankes Botërore Marko Mantovanelli.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore, vlerësuan lartë përkushtimin e MMPH-së, në sektorin e kadastrit e cila me ndihmën e Bankës Botërore, deri me tani ka përfunduar rreth 30% të kadastrit të tokave.

16.05.2017- Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët priti delegacionin e BB për Kosovë të kryesuar nga drejtori z. Marko Mantovanelli. Ministri Shala, e falënderoi z.Mantovanelli për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehi gatishmërinë për projektet e përbashkëta në të ardhmen. Në këtë fazë Bankës Botërore do t’i kërkohet vazhdimi edhe për 12 muaj i mbështetjes për Agjencionin Kadastral të Kosovës. Ministri Shala dhe drejtori i Bankës Botërore z. Mantovanelli për pjesën e mbetur të projektit të kadastrit, po ashtu u dakorduan që në të ardhmen e afërt të vazhdojnë me projektet e reja të cilat kanë të bëjnë veçanërisht me verifikimit të dokumenteve kadastrale të cilat do të kthehen nga Serbia.

Z.Mantovanelli, shprehu kënaqësinë e përkushtimit të MMPH-së, e cila me ndihmën e  Bankës Botërore, ka përfunduar deri më tani rreth 30% të kadastrit të tokave. Të dyja palët, u pajtuan për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...