Lexo

Ministri Shala, takon zëvendës presidentin e Parlamentit Regjional të Sicilisë, Antonio Venturino

Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e legjislacionit të ujërave dhe mjedisit. Shala dhe Venturino, shkëmbyem dhurata modeste dhe u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

23.06.2017- Në ditën e dyte të vizitës zyrtare në Itali, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala ka vizituar Parlamentin Regjional të Sicilisë, ku është pritur në një takim njohës nga zëvendës presidenti i këtij parlamenti Antonio Venturino.

Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e legjislacionit të ujërave dhe mjedisit. Shala dhe Venturino, shkëmbyem dhurata modeste dhe u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.  Ministri Shala, së bashku me sekretarin e pëgjithshëm të MMPH Arben Çitaku, vizituan edhe ambientet kulturore të Parlamentit Sicilian i cili njihet për historinë e tij të veçantë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, po qëndron në Itali në kuadër të pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare për inovacione në teknologjinë e sektorit të ujërave dhe mjedisit, WATEC Italy 2017, që po mbahet në Palermo të Italisë.

Në ditën e dytë të konferencës dy temat kryesore kanë qenë uji dhe financat, trajtimi i ujërave të zeza, uji dhe bujqësia, uji dhe ndryshimet klimatike dhe siguria e ujit ku ndër të tjera është folur  për fondet dhe projektet e Bashkimit Evropian për sektorin e ujërave, tarifat e ujit,  të ardhurat nga uji, teknologjitë për trajtimin e ujërave të zeza, përdorimi i ujërave të trajtuara, programet për sigurinë e ujit, standardet e ujit, konservimi i ujërave dhe teknologjitë për monitorimin e sigurisë së infrastrukurës ujore.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...