Lexo

Fillojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Vuqakut

Procesi i gërmimit po udhëhiqet nga ekipi i Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe profesorëve nga Universiteti i Prishtinës

28.08.2017- Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, ka ndjekur sot nga afër fillimin e gërmimeve arkeologjike në vendlindjen e tij, në Kalanë e fshatit Vuqak të Drenasit. I gjithë procesi i gërmimit po udhëhiqet nga ekipi i Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe profesorëve nga Universiteti i Prishtinës në përbërje prof. Arben Hajdari dhe arkeologët Premtim Malaj, Arjanit Buçinca, Sali Islami dhe Safir Gashi.

Hulumtimet e para nxjerrin ne pah gjurme të qarta të ekzistimit te Kalasë dhe objekteve tjera përcjellëse që para periudhës se mesjetës. Ato janë dëshmi e qarte e ekzistimit të vendbanimeve shumë shekuj më parë në këtë zonë. 

Drenica përbën një zonë me shumë interes për hulumtimet arkeologjike dhe në të ardhmen mundë të kthehet në një nga zonat më të rëndësishme turistike të Kosovës.

 

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...