Lexo

Ministri Shala takon Doktorin e Shëndetit Publik Pashko Camaj.

Me këtë rast ai ka pranuar punimin e tij të doktoraturës “Pasojat afatgjata të ekspozimit ndaj plumbit mjedisor në Kosovë- Efektet e ekspozimit para dhe paslindjes ndaj plumbit në moshën e rritur të hershme”.

05.09.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka pritur sot në takim z. Pashko R. Camaj, me që rast ka pranuar punimin e tij të doktoraturës “Pasojat afatgjata të ekspozimit ndaj plumbit mjedisor në Kosovë- Efektet e ekspozimit para dhe paslindjes ndaj plumbit në moshën e rritur të hershme” , me të cilin studim ai ka fituar titullin Doktor i Shëndetit Publik në Universitetin e Kolumbias.

Shala ka vlerësuar se rezultatet e këtij hulumtimi që flasin për nivelin e koncentrimit të plumbit në gjak në popullatën e Prishtinës dhe Mitrovicës, janë shumë të rëndësishme për të vlerësuar gjendjen e shëndetit publik dhe mjedisor në Kosovë, dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për përmirësimin e kësaj gjendje përmes projekteve, programeve dhe aktiviteteve tjera relevante.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...