Lexo

Takim me ekspertët e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë

Studentët dhe personeli akademik i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UP-së, do të jenë pjesë e projektit “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit”.

27.10.2017-Stafi akademik i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, është takuar me ekspertët e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë-JICA. Në takim është biseduar për bashkëpunimin në lidhje me implementimin e projektit “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit”. Pjesë e këtij projekti që po implementohet nga JICA, e ku përfitues kryesorë është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, do të jenë edhe studentët dhe personeli akademik i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UP-së.

Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit që kapë vlerën prej 4 milionë dollarë, do të ndihmojë në rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit, inventarin e emisioneve në ajër, modelimin e shpërndarjes së ndotësve, analizat laboratorike për metalet e rënda në ajër, trajnimin e stafit për mirëmbajtjen e stacioneve për monitorim të cilësisë së ajrit dhe kalibrimin e instrumenteve, matjen e emisioneve në impiantet me djegie të madhe, përpunimin e rezultateve të fituara nga matjet si dhe vlerësimin ë gjendjes së kaldajave dhe elektrofiltrave në TC Kosova A dhe TC Kosova B.

Komuna e Prishtinës do të jetë pilot projekt, ku do të bëhet vlerësimi i ndotjes së ajrit nga burimet e veçanta, duke përfshirë transportin, amvisërinë, shërbimet publike dhe industrinë. Po ashtu do të rishikohet rrjeti i monitorimit të cilësisë së ajrit, mundësia për pajisje edhe me ndonjë stacion tjetër të cilësisë së ajrit dhe vendosja e monitorit në kryeqytet për t’u informuar edhe qytetarët me gjendjen reale të cilësisë së ajrit në vend.

 

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...