Lexo

Zëri që paralajmëroj lirinë!

Sot me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Radios “Kosova e lirë” dhe Agjencisë së lajmeve “KosovaPress” kujtojmë me krenari zërin që paralajmëroj lirinë e Kosovës dhe shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

04.01.2019-Jehona e valëve të Radios “Kosova e lire”, ishte pushka dhe motivi i luftëtarëve të lirisë. Zë kushtrimi dhe shprese që shndriti etrin e Kosovës në kohën e territ informativ që kishte kapluar vendin.

Agjencia e lajmeve “KosovaPress” ishte një dritare e vogël që shpërndau dritë të madhe për ti treguar botës për luftën e drejtë çlirimtare dhe sakrificën për liri të popullit të Kosovës. Burim i informimit për shqiptarët anë e mbanë botës, agjencitë botërore të lajmeve, shtypin, politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës po jetësonte shtetësinë e Kosovës dhe po sillte rrezet e para të lirisë, Radio “Kosova e lirë” dhe Agjencia e lajmeve “KosovaPress”, po vendosnin themelet e para të historisë së informimit të lirë të vendit.

Përveç kontributit të jashtëzakonshëm informativ që kishin këto institucione gjatë luftës, ato dhuruan edhe material dokumentar për luftën e UÇK-së, dëshmi dhe fakte për historinë më të re të Kosovës. Dokumente, lajme, informata, komente, intervista, reportazhe, kronika, letra, reagime e deklarata, që dikur ishin përgatitur dhe shpërndarë nga këto institucione, që atë kohë ishin bërë dritare e pazëvendësueshme e informimit, sot janë një dëshmi e rezistencës dhe krenarisë së UÇK-së.

Kontributi dhe puna e tyre në pasqyrimin real, të drejtë dhe gjithëpërfshirës të luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe sakrificës së popullit tonë liridashës, është kontribut me vlera historike, faktike dhe arkivore, në shërbim të historianëve, studiuesve, pedagogëve e studentëve.

Andaj, ky zë i çlirimtarëve që rrëfeu të vërtetën e luftës për liri do të jetojë brez pas brezi së bashku me lavdinë e luftës për lirinë e Kosovës dhe kujtimin për dëshmorët e lirisë.

 Ferat Shala, Prishtinë, 4 Janar 2019.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...