Lexo

Një takim i këndshëm me bacën Ahmet Morina, aktivist i palodhur dhe pjesë e qytetarisë aktive!

18.09.2019- Me Bacën Ahmet (Morina) edhe pas më shumë se tri dekadash shoqërie e miqësie vazhdojmë të pajtohemi për shumëçka. Mësues dhe ekonomist i përkushtuar, aktivist i palodhur dhe luftëtar trim, ai më ka shoqëruar gjatë gjithë veprimtarisë sime politike dhe ushtarake.

Shumëçka kam mësuar nga ky njeri. Gjithmonë e kam admiruar karakterin e këtij burri; përkushtimin dhe përgjegjësinë në punë, saktësinë dhe korrektësinë në detyrë, urtësinë dhe modestinë në kuvende burrash. Kontributi i tij në themelimin dhe administrimin logjistik të njësitit “Pëllumbi”, e bënë atë një hero të heshtur. Ahmet Morina gjithmonë i dha Kosovës, e kurrë nuk kërkoi të marrë asgjë prej saj. Edhe sot, edhe pse në pension, ai këmbëngul të jetë pjesë e qytetarisë aktive, aktivist i palodhur në shumë projekte për të mirën e vendit dhe brezave që do të vijnë pas nesh. Të rrallë janë burrat si Ahmet Morina - idealistë që u paraprijnë kohërave të tyre.


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...