Lexo

Kalaja e Vuçakut, një atraksion i vërtetë turistik jo vetëm për Kosovën!

17.09.2019 - Ngjyrat e vjeshtës paskan nisur të bien mbi kurorën e maleve të Kosmaçit. Këtu jam në akset e kullave me mure të gjera të Kështjellës mbi Gradinë të Madhe. Deri para pak vjetësh kjo Kala ka ekzistuar vetëm në gojëdhëna dhe legjenda.

Në 3-4 vitet e ardhshme besojmë shumë se kjo Kala do të jetë një atraksion i vërtetë turistik jo vetëm për Kosovën. U desh shumë angazhim që të sillej këtu një ekspeditë arkeologësh për ta nxjerr nga dheu këtë perlë të mrekullueshme të Drenicës së Mesme. Kalaja e Vuçakut, thonë arkeologët, është tipike për qytetërimin e Antikitetit të Vonë dhe dikur shërbente si fortifikatë lufte dhe mbijetese për popullatën vendase.

Që nga viti 2015 Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës ka ndarë herë pas here fonde për gërmime në këtë Kala. Tani kësaj ekspedite i duhet një dinamikë e shtuar; një bashkërendim i veprimeve me Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe me institucione të tjera të linjës.

Ideja ime për ta ndërtuar një linje turistike me sens kulturor dhe historik, e cila do t’i jepte karakter përbashkues historisë së lashtë dhe asaj më të re, duke e lidhur me një rrugë automobilistike qendrën përkujtimore “Adem Jashari” në Prekaz, Kalanë e Vërbocit, Kalanë e Vuçakut, Kalanë e Llapushnikut dhe Parkun Memorial të UÇK-së në Kleçkë, po gjen përkrahje nga institucionet dhe nga qytetarët.

Me Qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës të cilën do ta prijë z. Kadri Veseli, kam shpresë dhe besim të madh se kjo ëndërr e imja do të bëhet realitet.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...