Lexo

Deputetja Sala Berisha Shala, në mbështetje të bashkëshortit të saj për zgjedhjet e 6 tetorit!

Përmes një postimi në facebook Berisha Shala ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës dhe bashkëshortin e saj me rastin e fillimit të fushatës elektoral për zgjedhjet e 6 tetorit.

25.09.2019- Ashtu siç jam e bindur në fitoren e madhe të PDK-së, jam po aq e bindur edhe në suksesin që do ta korrë Ferat Shala, si kandidat në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë deputetja Sala Berisha Shala.

Postimi i plotë në facebook:

Në ditën e parë të fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 Tetorit, e para gjë që më bie ndërmend është urimi që dua t’i bëjë Partisë Demokratike të Kosovës, e në veçanti shokut tim të jetës, Feratin, për shumë suksese në misionin për një Kosovë me më shumë dinjitet, për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe të begatë.

Ashtu siç jam e bindur në fitoren e madhe të PDK-së, jam po aq e bindur edhe në suksesin që do ta korrë #FeratShala31, si kandidat në listën e #PDK112!

Përmes këtij posti në rrjetin social Facebook dua ta përcjell këtë urim për Feratin, dhe t’i them se qytetarët e Kosovës kanë shumë arsye për ta zgjedhur atë përfaqësues të popullit, pasi që jeta dhe veprimtaria e tij për më shumë se 30 vjet ka qenë e lidhur ngushtë me fatet e Kosovës.

Ashtu siç ka ditur vet Ferat Shala t’i çmojë dhe nderojë të gjithë qytetarët e Kosovës pa asnjë dallim, ashtu edhe qytetarët e Kosovës, pa asnjë dallim, do ta mbështesin Ferat Shalën në zgjedhjet e 6 tetorit.

Urime #PDK
Urime #FeratShala
Urime Kosovë!

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...