Lexo

Shkolla shqipe e Negrovcit i ka themelet në djersën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit shqiptar

Shumë i emocionuar dhe shumë krenar me shkollën time të parë “Jusuf Gërvalla” në Negrovc, e cila sot shënoi ditëlindjen e 70-të.

25.09.2019- Leksionet e mësuesve atdhetarë të kësaj shkolle u bënë jehonë për brezat e sotëm dhe porosi për brezat e së nesërmes.

Shumë i emocionuar edhe me nxënësit e lirisë, të cilët nuk i paskan harruar aspak mësuesit tanë fisnikë, si Sherif Krasniqi dhe të tjerë, që e mbajtën gjallë flakadanin e diturisë në këtë pjesë të Drenicës.

Krenar që kam qenë njëri nga nxënësit ëndërrimtarë të kësaj shkolle me shpirt fisnik dhe zemër të madhe.

Shkolla shqipe e Negrovcit i ka themelet në djersën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit shqiptar, andaj ajo do të gëzojë edhe shumë ditëlindje si kjo e sotmja, deri sa të rrojë gjuha shqipe dhe shpirti shqiptar!


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...