Lexo

Ushtria Çlirimitare e Kosovës, është projekti më i vlefshëm dhe më madhorë për Kosovën në 100 vitet e fundit.

Zotohemi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, dhe në promovimin dhe ruajtjen e ketyre vlerave historike me përmasa kombëtare me projekte konkrete,

26.09.2019- Në vitin 2012, Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës, aprovuan Planin Hapësinorë për “Zonën e Interesit të Veçantë - Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë – Divjakë”. Qëllimi i hartimit të këtij plani ishte të vihen nën mbrojtje të gjitha objektet me rëndësi të veçantë nga koha e luftës së UÇK-së në këtë zonë, duke përfshirë objektin e Shtabit të Përgjithshëm, spitalet, varrezat e dëshmorëve, pikat e rëndësisë luftarake, bunkerët e luftës, kampet e refugjatëve të luftës, objektet dhe infrastruktura e Radios “Kosova e lirë” dhe Agjencisë së Lajmeve “Kosovapres” si dhe monumentet e natyrës në këtë hapësirë. Që nga ajo kohë është bërë shumë pak në jetësimin e projekteve të këtij plani dhe në ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ushtria Çlirimitare e Kosovës, është projekti më i vlefshëm dhe më madhorë për Kosovën në 100 vitet e fundit.

Zotohemi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, dhe në promovimin dhe ruajtjen e ketyre vlerave historike me përmasa kombëtare me projekte konkrete, përfshirë edhe projektet për Planin Hapësinorë për “Zonën e Interesit të Veçantë- Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë – Divjakë’’.

Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjitha kategoritë e daluara nga lufta, përmes përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të këtyre kategorive. 


Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e emërimit në postin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit ...

Lexo më shumë...

Takim me Odën e Afarizmit dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Diskutohet për përmirësimin e legjislacionit në sektorin ekonomik....

Lexo më shumë...

Ferat Shala pret përfaqësuesit e KDI

Të dy palët shprehin gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe gjatë kësaj legjislature....

Lexo më shumë...