Lexo

Të hartohet Dosja për krimin shtetëror serb të kryera në Kosovë!

Delijat e Abrisë dhe shumë familje të tjera që e përgjakën tokën e Kosovës, do të gjejnë paqe në ndërgjegjet e tyre vetëm atë ditë kur përfundimisht do të dënohej krimi shtetëror i Serbisë mbi shqiptarët.

26.09.2019- Si sot e 21 vjet më parë në fshatin Abri të Drenasit, forcat ushtarake dhe policore të shtetit pushtues serb, kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare, duke i vrarë dhe më pas masakruar më se 23 anëtarë të familjes Deliaj, mes tyre nga fëmija 3 vjeç e deri plaka 94-vjeçare. Përvojat historike kanë dëshmuar se pas dy dekadash të përfundimit të luftës vendet dhe shoqëritë e përfshira në luftë arrijnë t’i shërojnë plagët dhe t’i rikuperojnë dëmet e saj.

Por në rastin e Kosovës çfarë ndodhi?

Për fat të keq as nuk u shëruan plagët as nuk u rikuperuan dëmet e luftës!

Kjo për shkakun se shteti serb kurrë nuk e pranoi krimin e kryer në Kosovë. Përkundrazi, gjatë këtyre dy dekadave Serbia e vazhdoi agresionin ndaj Kosovës me të gjitha mënyrat dhe mjetet.

Krimi i madh serb mbi popullsinë civile shqiptare më 1998 e 1999 kurrë nuk u ndëshkua. Viktimat e masakrave më të tmerrshme që kanë ndodhur në Evropë që prej Holokaustit dhe Srebrenicës, si kjo e Abrisë që po e përkujtojmë sot, kurrë nuk e gjetën paqen dhe qetësinë, sepse askush nga kryesit e këtyre vrasjeve nuk u dënua.

Drejtësia dështoi. Dy misionet e huaja në Kosovë, UNMIK dhe EULEX, hapur u treguan mospërfillëse ndaj viktimave shqiptare të luftës. Mbase nuk ka asnjë rast të vetëm që një prokuror apo hetues i këtyre misione të ketë iniciuar hetime për ndonjë nga masakrat serbe në Kosovë. Serbia asnjëherë nuk i zbuloi hartat dhe dosjet e varrezave masive përmes të cilave do të mund të zbardhej e vërteta e fatit të më shumë se 1600 personave të zhdukur. Në vend të kësaj për më shumë se 20 vjet vazhdoi (dhe po vazhdon ende) ndjekja e ish-luftëtarëve shqiptarë.

Ideja e liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, për themelimin e një Tribunali për Krimet e Serbisë në Kosovë, assesi nuk bën të lihet në harresë. Ky Tribunal do të ishte më e pakta gjë që do mund të bënim. Edhe pse vonë, me angazhimin e ekspertëve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare do të mund ta hartohej Dosja për krimin shtetëror serb mbi Kosovën.

Delijajt e Abrisë dhe shumë familje të tjera që e përgjakën tokën e Kosovës, do të gjejnë paqe në ndërgjegjet e tyre vetëm atë ditë kur përfundimisht do të dënohej krimi shtetëror i Serbisë mbi shqiptarët.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...