Lexo

A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështetje është edhe ekoturizmi.

20.05.2020- Janë disa fakte që e arsyetojnë mbështetjen e këtij sektori të cilat do të mundohem ti argumentojë në vijim të këtij opinioni.

  1. Kosova shquhet për vlera natyrore që e bëjnë një vend shumë të përshtatshëm dhe me potencial të madh për zhvillimin e  ekoturizmit, prandaj mbështetja e këtij sektori do të stimulonte ekonominë e vendit dhe zhvillimin e bizneseve lokale që ofrojnë shërbime në këtë fushë.  
  2. Meqenëse gjatë këtij sezoni shumica e qytetarëve të Kosovës, do të kenë të pamundur të shkojnë në pushime jashtë vendit, krijimi i alternativave për pushime brenda Kosovës do të ishte një mundësi e mirë edhe për pushuesit por edhe për ofruesit e shërbimeve ekoturistike.
  3. Ekoturizmi do të ndihmonte domosdoshmërisht në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e ekonomisë lokale edhe për faktin së të gjitha paratë e pushuesve do të shpenzoheshin brenda vendit për dallim nga vitet tjera ku shumica e pushuesve kosovarë i kanë shpenzuar paratë në pushime jashtë vendi.
  4. Për dallim prej formave tjera të turizmit intensiv që stimulojnë grumbullimin e numrit të madh të njerëzve në zona të caktuara, ekoturizmi njihet për grupe të vogla njerëzish që bënë të mundur zbatimin më të lehtë të masave të pandemisë dhe zhvillimin e aktiviteteve pa ndonjë problem.
  5. Llojllojshmëria e formave të ekoturizimit që mundë të ofrojë Kosova, që përfshinë ecjen në natyrë, turizimin malor, turizimin rural, turizimin e shpellave, alpinizmin, ngjitjen, dhe format tjera të ekoturzimit, mundëson krijimin e pakove të llojllojshme turistike gjatë gjithë vitit duke e bërë atraktiv këtë sektorë.
  6. Duke mbështetur zhvillimin e ekoturizimit në mënyrë indirekte mbështeten edhe shumë sektorë tjerë që ndërlidhen me këtë veprimtari duke përfshirë prodhimet tradicionale, gastronominë, hotelerinë, transportin, trashëgiminë kulturore etj.
  7. Zhvillimi i ekoturizimit do të ndihmonte po ashtu edhe promovimin dhe njohjen e vlerave natyrore të Kosovës si dhe vetëdijesimin dhe edukimin për mbrojtjen e resurseve natyrore të vendit.

Si përfundim ndajë mendimin që është momenti i duhur për të mbështetur këtë sektorë i cili deri më tani nuk ka pasur vëmendjen e duhur.

 Dr.sc. Ferat Shala, Prishtinë, 20.05.2020


A ishte planifikuar mirë testimi i unazës njëkahore për qytetin e Prishtinës?

25.04.2022 - Eksperimentet janë metoda shkencore që ju mundësojnë njerëzve të testojnë një ide dhe të marrin rezultate të besueshme. Por për të realizuar një eksperiment të suksesshëm a...

Lexo më shumë...

7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dr.sc. Ferat Shala, fjalim në emër të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e seancës plenare për Ditën e Mësuesit....

Lexo më shumë...

Përmbledhje e aktiviteteve në kuadër të Komisionit Parlamenta për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë muajit Shkurt- Mars 2022

03.03.2022- Në takim me Viola von Cramon-Taubadel, raportuese e përhershme e Parlamentit Evropian për Kosovën. Tema e diskutimi: zhvillimet dhe sfidat më të fundit në lidhje me strategjinë e ...

Lexo më shumë...