Lexo

Kërkohet zgjidhje urgjente për të parandaluar falimentimin e Telekomit të Kosovës

Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, dje ka mbajtur mbledhjen nr.13/2020 ku është debatua për situatën e rëndë në të cilën po kalon Telekomi i Kosovës

23.07.2020- Në diskutimin tim, unë e vura fokusin në krijimin e një fryme të harmonizimit të veprimeve dhe qëndrimeve, si dhe ndjenjën e përgjegjësisë nga aksionari për situatën e krijua dhe ofrimin me urgjencë të një plani emergjent për të zhbllokuar kontot dhe fillimin e daljes nga kriza.

Rreth 2300 punëtor të Telekomit të Kosovës po rrezikohen të humbasin vendet e tyre të punës dhe mirëqenien për familjet e tyre. Derisa Telekomi po rrëshqet drejt falimentimit, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe Qeveria e Kosovës, janë tërësisht të papërgatitur për menaxhimin e situatës dhe nxjerrjen e ndërmarrjes nga kjo gjendje. Nuk ka ende asnjë opsion, propozim apo plan nga Qeveria e Kosovës e as nga menaxhmenti i ndërmarrjes të prezantuar para komisionit për të shpëtuar Telekomin nga falimentimi. Për më tepër, para komisionit vërehej edhe një   mos-koordinim dhe çakordim total në mes të menaxhmentit dhe ministrisë së linjës lidhur me situatën e krijuar në Telekom.

Në diskutimin tim, unë e vura fokusin në krijimin e një fryme të harmonizimit të veprimeve dhe qëndrimeve, si dhe ndjenjën e përgjegjësisë nga aksionari për situatën e krijua dhe ofrimin me urgjencë të një plani emergjent për të zhbllokuar kontot dhe fillimin e daljes nga kriza.

Menaxhmenti i Telekomit duhet të respektoj aksionarin dhe të filloi punën për hartimin e Planit Strategjik për ristrukturimin e ndërmarrjes sipas parametrave ekonomik dhe profesional dhe të mbështetur në ekonominë e tregut.

Mundë të konkuldohet se Telekomi ka tri probleme kyçe për të cilat duhet një qëndrim i qartë dhe i shpejtë:

  1. Të kaluarën me shumë probleme që kërkon zgjidhje përmes organeve të drejtësisë;
  2. Të sotmen e rëndë që kërkon zgjidhje urgjente nga Qeveria dhe menaxhmenti i ndërmarrjes;
  3. Të ardhmen e paqartë dhe me shumë dilema, që kërkon adresim përmes një plani strategjik, që duhet të realizohet nga menaxhmenti i Telekomit, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat dhe institucionet tjera shtetërore nga fusha e ekonomisë, telekomit dhe shkencës të mbështetur edhe nga ekspertët e fushës.

Qeveria e Kosovës, si aksionar, ka në dispozicion të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë që të menaxhoj situatën dhe të veprojë për të ofruar zgjidhje, ose duhet të dorëzohet para kësaj situate duke dhënë dorëheqje dhe duke pranuar që nuk ka kapacitete dhe ide për të menaxhuar ndërmarrjet sikurse është Telekomi. 

 


Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e emërimit në postin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit ...

Lexo më shumë...

Takim me Odën e Afarizmit dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Diskutohet për përmirësimin e legjislacionit në sektorin ekonomik....

Lexo më shumë...

Ferat Shala pret përfaqësuesit e KDI

Të dy palët shprehin gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe gjatë kësaj legjislature....

Lexo më shumë...