Lexo

17 janari i trishtë i historisë sonë kombëtare!

Në kalendarin e historisë kombëtare shqiptare 17 janari pa dyshim se shenjon njërën nga datat më të trishta.

17.01.2021- 553 vjet më parë në Krujën legjendare pushoi zemra e madhe e kryetrimit dhe kryezotit të Arbërisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Historia e qytetërimeve njerëzore ka njohur pak prijës e gjeneralë luftrash si Skënderbeu ynë. Lufta e tij çlirimtare si dhe dashuria e pakushtë për Atdheun, qëndrojnë fort në themelet e idientitetit tonë kombëtar. Prijësi-mbret mbetët shenjtëria, mburrja dhe krenaria jonë legjendare. Figura e tij sublimon vlerat më të larta të kombit shqiptar në mesin e kombeve të Evropës për më shumë se pesë shekuj e gjysmë.

Edhe në tejtër 17 janar, këtu e 39 vjet më parë, u bë shenjë e zezë në historinë tonë kombëtare. UDB-ja jugosllave vrau në afërsi të Shtutgardit të Gjermanisë tre nga bijtë më të devotshëm që pati kombi shqiptar: Jusuf Gërvallën Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, me veprimtarinë, dhe, më në fund, me flijimin e tyre, u bënë shembëlltyra vendimtare për brezin çlirimtar, i cili më 1999 e bëri realitet lirinë e Kosovës.

 


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...