Lexo

Nga aktivitetet parazgjedhore të datës 28.01.2021

Bashkë me kolegët kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga komuna e Drenasit, zhvilluam mbrëmë disa takime shumë të frytshme me qytetarë të Vasilevës, të Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër.

Zëri kritik i qytetarëve për ndryshime të domosdoshme në qeverisjen e vendit, u konfirmua zëshëm edhe mbrëmë. Qytetarët duan që vendit tonë t’i rikthehet shpresa e humbur; duan një qeveri të re, të përgjegjshme dhe të guximshme; një qeveri që di dhe mundet të marrë vendime të duhura për sfidat e mëdha që na presin. Qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dal nga Programi #Rimëkëmbje, të cilit po i prinë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. z. Enver Hoxhaj.

Odat e Drenicës gjithmonë kanë shërbyer si vende ku rinia është takuar dhe ka shpallur idealet dhe aspiratat e saj. Bashkë me kolegët e mi, Memli Krasniqin dhe Petrit Hajdarin, mbrëmë i dëgjuam zërat plot sinqeritetin të të rinjve drenicas.

Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtetformuese të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne ua kemi borxh këtyre të rinjve një jetë më të mirë, një shtet që i trajton me dinjitet dhe ua siguron një të ardhme më të ndritur. 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...